Komuna e Bujanocit i integron punëtorët e "Direkcionit për Ndërtim"
Gjatë ditës në administratën komunale të Bujanocit, u nënshkruan kontratat integruese për punëtorë e NP "Direkcioni për ndërtim".Udhëheqësia komunale ka rikthyer ish të punësuarit e ndërmarrjes publike në administratë komunale dhe një pjesë tjetër, NP “Komunalia” ka rradhitur brenda strukturave të veta.
Gjatë nënshkrimit të kontratave me punëtorët, prezent ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryeshefi Ismail Pajaziti.
Vlen të theksohet fakti që NP “Direkcioni për Ndërtim” gjatë mandatit 2012-2016, pësoi humbje të mëdha financiare duke pasur parasysh se drejtori i atëhershëm Agim Haliti kishte larguar dhjetëra shqiptarë nga puna, përkundër që gjykata i kishte rikthyer fillimisht ata në punë.